Gjesti ka ndezur pritshmëritë e ndjekësve me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ku la të kuptohet se po përgatit një projekt të ri për këtë verë.
Në postimin e tij ai shkruan se ka qenë i angazhuar gjatë muajit të fundit dhe u kërkon fansave edhe pak durim, duke shtuar: “E di që jeni duke pritur një BOOM prej meje këtë verë… Se kom diçka për ju.”
Ky paralajmërim ka nxitur menjëherë reagime dhe spekulime mes ndjekësve, të cilët po presin të zbulojnë se për çfarë projekti bëhet fjalë. Për momentin, Gjesti nuk ka dhënë detaje të tjera, duke e lënë surprizën ende të pazbuluar.




