Kejsi mesa duket vijon të ruajë një raport të mirë me ish-vjehrrën e saj. Gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, ajo është fotografuar në shoqërinë e nënës së reperit Stresi, duke ngjallur menjëherë reagime në rrjet.
Në foton e publikuar, të dyja shfaqen të buzëqeshura teksa kalojnë kohë së bashku në një lokal, çka ka bërë ndjekësit të aludojnë se marrëdhënia mes tyre mbetet e ngrohtë edhe pas ndarjes së Kejsit me Stresin.
Edhe pse as Kejsi dhe as familja e Stresit nuk kanë bërë ndonjë deklaratë lidhur me takimin, imazhi lë të kuptohet se respekti dhe afrimiteti mes tyre vazhdojnë të jenë të pranishëm.
Kujtojmë se Kejsi dhe Stresi i kanë dhënë fund prej kohësh marrëdhënies së tyre, por duket se kjo nuk ka ndikuar në raportin që ajo ka krijuar me nënën e ish-bashkëshortit.




