Françeska Murati, ish-banorja e spikatur e “Big Brother VIP Albania 3”, ka ndarë me ndjekësit e saj një nga arsyet kryesore se pse vendosi të zhvendosej përfundimisht në Shqipëri.
Përmes një bashkëbisedimi virtual në Instagram, modelja iu përgjigj kuriozitetit të fansave se pse hoqi dorë nga jeta në kryeqytetin britanik për t’u ankoruar në Tiranë.
Një ndjekës e ka pyetur drejtpërdrejt: “Pse e ke lënë Londrën për Tiranën?”.
Françeska nuk ka ngurruar të përgjigjet duke publikuar një imazh me pamje drejt detit të kaltër ku shkruan:
“Sepse tani, çdo e premte duket kështu”.
Kjo tregon se mundësia për të shijuar fundjavat bregdetare dhe klimën e ngrohtë ka qenë një shtysë e fortë për këtë ndryshim të madh në jetën e saj.





