Motra e Mateo Borrit, Kejsi Borri, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena”, ku iu përgjigj pyetjeve të Brikena Selmanit, duke folur hapur për raportin që ka me të dhe me vëllain e saj.
Gjatë bisedës, Brikena u ndal te një deklaratë të mëparshme të Kejsit, e cila kishte thënë se te Brikena vlerëson mënyrën se si ajo e bën Mateon të ndihet.
Kejsi nuk kurseu fjalët e mira për Brikenën, duke e përshkruar si një vajzë të dashur, të kujdesshme dhe gjithmonë të gatshme për të ndihmuar.
“Briki, për të gjithë ata që nuk të njohin personalisht, është realisht shumë e dashur. Je shumë e kujdesshme dhe gjithmonë mundohesh të jesh pranë nesh. Të falënderoj shumë”, u shpreh ajo.
Në një moment me nota humori, Kejsi u pyet nëse Brikena është xheloze. Ajo tha se nuk mund të flasë për Brikenën, por pranoi se vëllai i saj, Mateo, është xheloz.
Nga ana tjetër, Brikena e falënderoi Kejsin për mbështetjen që i ka dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Albania, duke vlerësuar faktin që ajo nuk bëri asnjë koment negativ ndaj saj, pavarësisht debateve që ajo kishte me Mateon brenda shtëpisë.
Kejsi zbuloi gjithashtu se familja e saj nuk kishte pasur arsye për ta paragjykuar Brikenën, pasi, sipas saj, këmbëngulja e Mateos për këtë lidhje ishte tregues se ai e donte vërtet.
“Vëllai im nuk këmbëngul kurrë për njerëz që nuk ia vlejnë. Për aq kohë sa ai tregoi se sa shumë të donte, nuk kishim asnjë arsye të dyshonim te ti,” tha Kejsi.




