Thursday, June 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Neda Balluku letër të ndjerë vetes, por si e vogël: Dua ende të të ndërtoj shtëpinë më të ngrohtë që ke pasur ndonjëherë

Neda Balluku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë emocional, përmes një fotografie të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet ajo në dy versione: si një vajzë e vogël dhe si gruaja që është sot.

Krahas fotos, Neda ka shkruar një reflektim të ndjerë për lidhjen me fëmijën që ka qenë dikur dhe mënyrën sesi ajo pjesë e saj vazhdon të jetojë brenda saj.

“Është e çuditshme sesi nuk të nxjerr dot nga vetja. E mendoj veten time ende sipas shembëlltyrës tënde. Asgjë nuk ka ndryshuar, mbase vetëm që kam mësuar të të mbroj më mirë”, shkruan ajo.

Neda rrëfen se me kalimin e viteve ka mësuar të përballet me pasiguritë, të fshehë ndjeshmërinë dhe të mos lejojë më që frika ta paralizojë. Ajo shprehet se ka bërë edhe gabimet që “ajo vajzë e vogël” i kishte parashikuar, por në fund ka arritur ta gjejë veten.

Në dedikimin e saj, Balluku tregon se marrëdhënia me veten e vogël është ende shumë e fortë dhe se shumë nga zgjedhjet që bën sot lidhen me dëshirën për ta mbrojtur dhe dashur atë pjesë të saj.

“Çdo rrugë që marr për t’u shëruar më sjell tek ti. Dhe nuk dua të ikësh. Dua ende të të ndërtoj shtëpinë më të ngrohtë që ke pasur ndonjëherë”, shkruan ajo, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për pranimin dhe kujdesin ndaj vetes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles