Saturday, June 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U ndanë, por kanë projekte bashkë! Si po vazhdon marrëdhënia e Brikenës dhe Mateos këto kohë?

Rrjetet sociale dhe mediat vijojnë të “ziejnë” pas konfirmimit të ndarjes së Mateos dhe Brikenës.

Së fundmi, dyshja ka surprizuar ndjekësit duke u shfaqur sërish pranë njëri-tjetrit. Megjithatë, ky ribashkim nuk lidhet me jetën e tyre personale, por me atë profesionale.

Një foto e publikuar nga Edi Manushi i tregon të dy duke pozuar të buzëqeshur dhe mjaftë të lumtur. Prej disa ditësh është konfirmuar se Mateo dhe Brikena do të jenë pjesë e formatit të njohur veror “Top Arena” në Top Channel.

Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, duket se raporti profesional mes tyre mbetet i fortë, të cilët do të prezantojnë në krahë të njëri-tjetrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles