Ndarja e ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateos dhe Brikenës, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa këtë herë në debat janë përfshirë edhe familjarët e tyre. Pas përfundimit të lidhjes së çiftit, ndjekësit kanë nisur të analizojnë çdo lëvizje të tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar sinjale për raportet mes tyre.
Së fundmi, motra e Mateos, Kejsi, ka tërhequr vëmendjen me një video të publikuar në Tik Tok, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e një kënge. Ajo që nxiti reagime nuk ishte vetëm videoja, por pjesa e zgjedhur nga kënga “Mesazh” e Butës dhe Kidës, ku veçohej shprehja: “Jeta është kështu, dikush e ka, dikush s’e ka…”
Ky detaj u interpretua nga shumë ndjekës si një mesazh i tërthortë që mund të lidhej me situatën pas ndarjes së Mateos dhe Brikenës. Në komentet e postimit, shumë përdorues i përmendën ish-partneren e vëllait të saj dhe nisën diskutime rreth kuptimit të videos. Pas valës së reagimeve, Kejsi vendosi të mbyllë komentet në postim.





