Sunday, May 31, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Në ditën e tij të lindjes Stenaldo Mëhilli bën dedikimi prekës për nënën e tij: Heroina e gjithë jetës sime

Stenaldo Mehilli, feston sot ditëlindjen, një ditë të veçantë që këtë herë ka zgjedhur ta ndajë me personin më të shtrenjtë të jetës së tij, nënën, Fluturen.

Artisti ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale pasi publikoi një fotografi të ëmbël krah saj, duke i dedikuar fjalë plot dashuri dhe mirënjohje. Përmes postimit, Stenaldo tregoi edhe njëherë lidhjen e fortë familjare dhe respektin e madh që ka për nënën e tij, të cilën e konsideron heroinën e jetës.

“Për ditëlindjen time me heroinën e gjithë jetës, me më të mirën e botës, Fluturën”, ka shkruar ai krahas imazhit që mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Postimi është shoqëruar me dhjetëra komente urimi nga miq, kolegë dhe fansa të artistit, të cilët i kanë uruar jo vetëm ditëlindjen, por edhe kanë vlerësuar raportin e bukur që ai ruan me familjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles