Jonida Maliqi ka rikthyer vëmendjen e rrjetit me një postim që nuk kaloi pa u komentuar. Artistja është parë pranë Alesio Aliaj gjatë festës së ditëlindjes së tij, ndërsa një detaj i vogël në foto, zemra e bardhë dhe mënyra si e ka etiketuar ka ndezur menjëherë aludimet për diçka më shumë se miqësi.
Pa thënë asnjë fjalë, Jonida duket se ka mjaftuar vetëm me një postim për të trazuar kureshtjen e ndjekësve, të cilët kanë nisur menjëherë të “lexojnë” pas çdo detaji. Deri tani, as ajo dhe as Alesio nuk kanë reaguar mbi thashethemet, duke e lënë gjithçka në kuadrin e misterit dhe aludimeve.
Por një gjë është e sigurt: nëse mes tyre ka vërtet diçka speciale, atëherë bëhet fjalë për një çift që premton shumë vëmendje dhe shkëlqim sepse kur bashkohen dy yje, vështirë të mos bëjnë bujë.




