Pas lajmit të bukur që ndau dje se është në pritje të ëmbël për herë të dytë, Sara Gjordeni ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë duke folur më hapur për gjendjen e saj gjatë shtatzënisë.
Në një postim emocionues, ajo falenderoi të gjithë për urimet dhe mesazhet e shumta që ka marrë, duke treguar se inbox-i i saj “as nuk hapet më” nga fluksi i dashurisë që ka marrë nga ndjekësit.
“Bebi është shumë mirë, por është një shtatzëni të cilën nuk do e konsideroja aspak të lehtë sa i përket simptomave të mia”, shkruan Sara, duke lënë të kuptohet se kjo periudhë nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë për të.
Ajo sqaroi gjithashtu edhe thashethemet që po qarkullojnë në rrjet lidhur me gjininë e bebit, pasi shumë ndjekës kanë aluduar se Nea do të bëhet me motër. Sara theksoi se ende nuk e dinë gjininë e foshnjës dhe se këtë moment special do ta ndajnë me publikun vetëm kur të ndihen gati.
Ndërkohë, në një tjetër “story”, Sara publikoi një foto nga spitali, ku shihet me serum në dorë, teksa me humor shkruan: “Me kaq mundime bën mirë të jesh kryeministri/ja i/e ardhshme”, duke treguar edhe njëherë se po përballet me simptoma jo të lehta gjatë kësaj shtatzënie.




