Jon Gjebrea ka festuar ditëlindjen, ndërsa urimin më të veçantë e mori nga motra e tij, Ana Gjebrea.
Ana ka zgjedhur ta urojë publikisht Jonin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël të tyre gjatë pushimeve. Krahas imazhit, ajo ka shkruar edhe fjalët prekëse:
“Gëzuar ditëlindjen gjysmës sime tjetër, të dua pafundësisht!”
Fotoja e publikuar reflekton momentet e bukura që ata kanë kaluar së bashku gjatë pushimeve, ndërsa postimi është shoqëruar me shumë reagime dhe urime për Jonin në këtë ditë të veçantë.
Dyshja kanë treguar shpesh edhe më herët raportin e tyre të ngushtë familjar, duke ndarë momente të ndryshme së bashku në rrjetet sociale.





