Sunday, October 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave, do ta paguaj me drejtësi hyjnore

Blerina Matraku ka reaguar publikisht pas situatës që ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjet, duke zgjedhur këtë herë të mos mbrohet apo të justifikohet, por të kërkojë falje.

Në një mesazh të gjatë, Matraku u është drejtuar fillimisht të gjithë personave që janë ndier të tronditur, të lënduar apo të prekur nga ajo që ka ndodhur.

“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndier i prekur nga kjo situatë. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi”, shkruan ajo.

Matraku kërkon gjithashtu që të ndalet shpërndarja e materialeve private, duke theksuar se publikimi i tyre ka cenuar rëndë privatësinë e saj.

“Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili m’u përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende”, shprehet ajo.

Një pjesë të veçantë të mesazhit, Blerina ia kushton Klaudias dhe vajzave të saj, të cilave u kërkon publikisht falje për dhimbjen që mund t’u jetë shkaktuar.

“I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar, gjë që do të paguhet me drejtësi hyjnore”, shkruan Matraku.

Ajo shton se, pavarësisht se pretendon se privatësia e saj është cenuar “në formën më çnjerëzore të mundshme”, merr përgjegjësinë për veprimet e veta.

Në fund, ajo bën një apel të drejtpërdrejtë që materialet të mos shpërndahen më, duke shkruar: “Mjaft! Mos shpërndani më”.

Deklarata e plotë e Blerina Matrakut:

Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.❌
I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…
Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.🙏🏻
Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.

Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time. Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.❌
I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, fje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.
Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.

Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik,pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…
Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,”
Mos shperndani me…😢
Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.
Dhimbja kerkon rrespekt.
Mjaft ju lutem.🛑
Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…
Perulesisht
Blerina Matraku
Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles