Saturday, October 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Endi Demneri dhe Krenari bëhen prindër për herë të parë, vjen në jetë vogëlushi

Modelja Endi Demneri dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti është bekuar me ardhjen në jetë të një djali.

Lajmi vjen disa muaj pasi Endi bëri publike shtatzëninë, ndërsa në prill, gjatë festës së zbulimit të gjinisë në Sarandë, çifti konfirmoi se po prisnin një djalë.

Gjatë shtatzënisë, dyshja ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut. Ndërsa tashmë familjes së tyre i është bashkuar një anëtar i ri.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth lindjes, ndërsa emri i vogëlushit ende nuk është bërë publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles