Nëse deri tani kishim ruajtur si frymëzim thonjtë në ngjyrë “gjalpi”, ka ardhur momenti t’i lëmë pas.
Nuanca e re që do ta shohim kudo këtë pranverë dhe verë është “limoni”, dhe tashmë ka filluar të fitojë terren.
Më e ndritshme, më e pastër dhe me atë energjinë e freskët që na duhet kur rriten temperaturat, e verdha e limonit është nuanca që i jep menjëherë një rifreskim manikyrit tonë. Ajo kujton lulet e pranverës, limonët e pjekur dhe gjithë atë energji të relaksuar verore që e duam.
Nuk është rastësi që ky trend filloi të shfaqet që vitin e kaluar, me “it girls” dhe personazhe të famshëm që e zgjidhnin. Dhe kështu, nga një tjetër ngjyrë thonjsh, u kthye në ngjyrën që do të dominojë sezonin e ri.



“E verdha limon” lëviz diku mes pastel-it dhe ngjyrave të forta, pa qenë i tepruar. Është i ndritshëm, por nuk “bërtet”, elegant, por edhe argëtues. Dhe pikërisht kjo e bën shumë të lehtë për t’u përdorur në përditshmëri.




