Një tjetër situatë që po bën xhiron e rrjetit vjen nga deklaratat e Xheneta Fetahu, e cila ka zgjedhur të flasë hapur në emisionin Trotuar për disa mesazhe private që, sipas saj, i janë dërguar nga ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Keijsi Hyseni.
Gjatë intervistës, Xheneta zbuloi biseda nga Instagrami, duke lënë të kuptohet se komunikimi mes tyre ka qenë më i afërt nga sa është parë publikisht. Ajo theksoi se sjellja e Keijsit në kamera është krejt ndryshe nga ajo që ai reflekton në privat.
“Në kamera sillet ndryshe, ndërsa në privat është tjetër njeri,” – u shpreh Xheneta, duke ngritur pikëpyetje mbi autenticitetin e tij gjatë qëndrimit në reality show.
Në një prej tyre, ai i shkruan: “O ty ta falte Zoti bukurin dhe shpirtin e pastër 👀👀”, një koment që duket si kompliment i drejtpërdrejtë ndaj saj.
Ndërkohë, në një tjetër reagim pas një postimi të saj, ai shton me tone më miqësore: “Sa i mirë që je o Ervin 😂😎”, duke treguar një komunikim më të lirshëm dhe familjar.




