Dasma e Aurora dhe Kushtrimit ka mbledhur miq, familjarë dhe personazhe të njohur, ndërsa nga festa nuk kanë munguar as momentet e veçanta të publikuara në rrjetet sociale.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e Elijonës në ceremoninë e çiftit. Ndërkohë, Klodi ka ndarë disa fotografi nga dasma, duke zbuluar edhe shoqëruesen e tij gjatë mbrëmjes.
Në fotot e publikuara, Klodi shfaqet krah këngëtares së njohur Leonora Jakupi, e cila duket elegante dhe e kuruar për eventin.




