Fituesja e edicionit të Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj dhe marrëdhëniet me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka ndarë reflektime mbi rrugëtimin e saj brenda formatit, duke theksuar se ndjehet mirënjohëse për çdo person që ka njohur gjatë kësaj eksperience.
Sipas saj, çdo banor ka qenë një pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi dhe ka lënë gjurmë në jetën e saj personale dhe profesionale.
Selin Bollati u shpreh gjithashtu se i uron më të mirat secilit prej ish-banorëve dhe shpreson që ata të jenë duke ndjekur dhe realizuar qëllimet që kishin kur hynë në reality show.
Ajo theksoi se eksperienca në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 i ka dhënë mundësinë të njohë njerëz të ndryshëm dhe të krijojë lidhje që, sipas saj, mbeten të vlefshme edhe pas përfundimit të spektaklit.
“Sinqerisht dhe është shumë e sinqertë, Selini sot është ajo që është shumë mirënjohëse dhe shumë e lumtur që ka takuar gjithsecilin prej tyre. Kanë qenë pjesë e jetës sime, i uroj gjithë më të mirat për secilin prej tyre dhe shpresoj të jenë duke arritur qëllimet e tyre”, u shpreh Selin.





