Thursday, April 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pas sulmeve në “Ferma VIP”, reagon për herë të parë familja e Mozës: Shpresojmë që produksioni të marrë masa

Një reagim i fortë ka ardhur nga familjarët e Mozës, pas deklaratave dhe ofendimeve që, sipas tyre, janë bërë në drejtim të saj gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”.

Përmes një postimi publik, Mimoza Ahmeti ka shprehur qëndrimin e saj, duke e konsideruar të papranueshme mënyrën se si është sulmuar një grua, sidomos kur bëhet fjalë për një nënë dhe një person me familje jashtë.

Në reagim theksohet se kritikat janë të pranueshme në çdo debat, por ofendimet dhe gjuha denigruese nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë.

“Respekti dhe dinjiteti njerëzor duhet të jenë mbi çdo situatë apo debat. Kritikat dhe mendimet ndryshe janë të pranueshme, por ofendimet dhe gjuha denigruese nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Familjarët e Mozës kanë kërkuar gjithashtu ndërhyrjen e produksionit, duke shpresuar që të merren masa konkrete për të ndaluar këto sjellje dhe për të garantuar një ambient më të shëndetshëm dhe respektues për të gjithë pjesëmarrësit.

Ky reagim vjen në një moment kur debatet në “Ferma VIP” vijojnë të jenë të forta, duke nxitur edhe reagime jashtë ekranit, ndërsa publiku mbetet i ndarë në qëndrimet e tij.

img 9487

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles