Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Selin rrëfen takimin e parë me bashkëshorten e Mirit

Mbrëmjen e kaluar në “Post Big Brother VIP” u rikthye në vëmendje një nga historitë më të përfolura të këtij sezoni raporti mes Selinës dhe Mirit, si dhe reagimet që kjo situatë solli jashtë shtëpisë.

Gjatë emisionit u transmetua sërish videoja që kishte bërë xhiron e rrjetit, ku bashkëshortja e Mirit i drejtohej Selinës me tone të forta, duke mbrojtur publikisht marrëdhënien e saj.

Përballë kësaj deklarate në studio, Selina u pyet nëse e kishte parë videon pas daljes nga shtëpia. Ndryshe nga sa pritej, ajo reagoi me qetësi, duke mos zgjedhur përplasje.

Fituesja e “BBVA 5” e konsideroi reagimin si të natyrshëm dhe në mbështetje të partnerit, ndërsa ndau edhe detaje nga takimi i tyre pas finales.“Nuk e kam parë. Është një reagim i momentit, në mbështetje të partnerit të saj. Unë dua të mbaj mend sjelljen që pati ndaj meje në natën finale. Më dha dorën, i dhashë dorën, takova edhe vajzën. Ishte një moment shumë njerëzor dhe i qetë”, u shpreh ajo.Me këtë qëndrim, Selina duket se ka zgjedhur të mbyllë përfundimisht këtë histori, duke treguar se jashtë lojës gjithçka është trajtuar me respekt dhe qytetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles