Pak kohë më parë, Keisi deklaroi publikisht se marrëdhënia e tij me Ina Aderin kishte përfunduar, duke i dhënë fund një historie që kishte tërhequr vëmendjen e publikut që prej fillimeve të saj. Dyshja u njoh fillimisht në emisionin “Përputhen”, ku mes tyre lindi një kimi e menjëhershme.
Historia e tyre vijoi edhe më tej, pasi të dy u bënë pjesë e formatit “Big Brother VIP”, ku lidhja mes tyre u forcua edhe më shumë. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Keisi dhe Ina u shfaqën shpesh shumë të afërt, duke ndarë momente romantike.
Megjithatë, pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother”, gjërat duket se morën një kthesë tjetër. Deklarata e Keisit për ndarjen e tyre u interpretua si një fund përfundimtar i kësaj historie dashurie. Por zhvillimet e fundit kanë rikthyer sërish dyshimet dhe interesin e publikut.
Në prapaskenat e episodit më të fundit të “Big Brother Fan Club”, Keisi dhe Ina janë parë sërish pranë njëri-tjetrit, duke dhënë përshtypjen se raporti mes tyre mund të mos ketë përfunduar ashtu siç u tha. Ata janë kapur “mat” në një moment mjaft domethënës, teksa Keisi po e fotografonte Inën.
Afërsia e tyre, gjuha e trupit dhe komoditeti që shfaqin pranë njëri-tjetrit kanë bërë që shumë ndjekës të besojnë se dyshja mund të mos jetë ndarë kurrë realisht, ose ndoshta kanë zgjedhur të ribashkohen larg syrit të publikut.




