Në një periudhë kur si nga ana e Kejsit ashtu edhe nga Ines është pranuar publikisht se lidhja e tyre ka marrë fund, mbrëmjen e djeshme ata janë kapur në “Fun Club”, duke treguar një tjetër dinamikë në raportin e tyre.
Të dy u panë në të njëjtin ambient dhe u kapën shumë pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer momente që nuk kaluan pa u vënë re nga të pranishmit. Edhe pse ndarja e tyre është konsideruar si përfundimtare, afrimiteti i treguar në publik ka ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien aktuale mes tyre.
Madje, në një moment, Kejsi është kapur duke i bërë foto Ines, një detaj që ka shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre mund të ketë ende diçka.
Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një marrëdhënie e mirë pas ndarjes, apo një shenjë se historia e tyre nuk ka përfunduar ende.




