Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” u zhvillua sfida e gjarpërinjve, e cila solli jo pak emocione për fermerët.
Pas përfundimit të provës, gjarpërinjtë u dërguan në studio, ku Arbana Osmani surprizoi të gjithë me reagimin e saj, duke treguar se nuk kishte aspak frikë dhe madje u përqafua me ta.
“Kur them unë që jam mësuar me gjarpërinj, s’e beson njeri”, u shpreh ajo me ironi, ndërsa opinionisti Ermal Mamaqi iu përgjigj: “E kuptova për çfarë po flet”. Arbana e mohoi menjëherë këtë nënkuptim, duke thënë: “Jo për atë që mendon ti”.
Megjithatë, kjo u interpretua sërish si një thumb ndaj eksperiencës së saj në Big Brother Albania, pasi edhe më herët, pas largimit nga Top Channel, ajo është shprehur se pas kuintave “ka gjarpërinj dhe hardhuca”, duke e cilësuar ambientin si toksik.




