Diva e muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen.
Artistja mbush plot 36-vjet jetë dhe në orët e para të mëngjesit, urimin më të bukur e mori nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.
Me një foto romantike, ai i shkroi fjalët më të ëmbla asaj duke e quajtur mbretëreshë.

“Gëzuar ditëlindjen gruas sime të mrekullueshme gruaja më e fortë, më e ashpër, më punëtore dhe më mbështetëse në botë. Ti qëndron pranë meje në çdo betejë dhe e bën çdo fitore më të ëmbël. Jeta, puna, familja ti e mban gjithçka me forcë. Jam krenar për ty dhe me fat që eci në jetë me ty pranë meje. Askush si ti. Askush më e fortë. Askush më e mirë. Gëzuar ditëlindjen, mbretëresha ime. @dafina.zeqiri”, ka shkruar Gjergji.
Kujtojmë që dyshja janë bërë prindër të një djali në korrik të vitit 2025, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan.




