Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Mimoza Ahmeti përplaset me banorin e ri: Ik në të…

Hyrjet e reja në Ferma VIP duket se kanë sjellë menjëherë një frymë tensioni dhe dinamika të forta brenda shtëpisë.

Klodi Dedja, banori më i ri që i është bashkuar garës mbrëmjen e djeshme, nuk ka humbur aspak kohë për të trazuar ujërat. Që në minutat e para të qëndrimit të tij, Klodi ka nisur të ngacmojë banorët me stilin e tij të drejtpërdrejtë, duke shkaktuar reagime të menjëhershme.

Një nga përplasjet e para ka qenë pikërisht me poeten Mimoza Ahmeti. Në videon e fundit që po bën xhiron e rrjetit, shihet një moment debati mes të dyve. Moza, dukshëm e irrituar nga qasja dhe fjalët e banorit të ri, ka zgjedhur ta mbyllë bisedën në një mënyrë mjaft të prerë. Teksa largohet prej tij, ajo dëgjohet t’i thotë shkurt:

“Ik në të s’ëmës, se s’kam çfarë të të bëj.”

Ky fillim i vrullshëm i Klodit tregon se ai ka hyrë me synime të qarta për të mos qëndruar në hije dhe për të sfiduar personazhet e fortë. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet raporti i tij me Mozën dhe si do të pritet ai nga pjesa tjetër e fermerëve në ditët në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles