Thursday, April 16, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Ushqimet që mund të ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve

Gjëja e parë që vërejmë te një person gjatë bisedës janë dhëmbët. Të kesh dhëmbë të bukur dhe të bardhë kërkon shumë kujdes dhe përkushtim. Shumë njerëz ndjekin mënyra të ndryshme për t’i mbajtur të shëndetshëm, si vizitat e rregullta te dentisti apo shmangia e disa ushqimeve që mund të ndikojnë negativisht.

Stomatologët këshillojnë që ushqimi ka një rol të madh në shëndetin dhe ngjyrën e dhëmbëve, edhe kur duket i padëmshëm. Disa nga ushqimet që duhet konsumuar me kujdes janë:

Domatet – Përmbajnë acid të ngjashëm me pemët citrike, që mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve dhe të rrisë ndjeshmërinë dentale.
Boronicat – Nuk dëmtojnë shëndetin e dhëmbëve, por i ngjyrosin ato në të kaltër. Konsumimi i shpeshtë mund të çojë në dhëmbë të verdhë.
Vera e bardhë – Ndikon drejtpërdrejt në smaltin e dhëmbëve dhe duhet konsumuar me moderim.
Vera e kuqe – Nuk ndikon në shëndetin e dhëmbëve, por mund të ndryshojë ngjyrën e tyre të bardhë.
Stomatologët këshillojnë gjithashtu pastrimin e rregullt dhe vizitat periodike për të ruajtur një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles