Përballja historike e Kosovës kundër Turqisë për të siguruar një vend në Botëror po ndiqet edhe nga krerët e UÇK-së në Hagë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Gjykata Speciale ka njoftuar se të akuzuarit kanë televizorë personalë dhe qasje në kanale në gjuhën shqipe, çka u mundëson atyre të shohin ndeshjen e sotme.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me 0 gola, pavarësisht performancës të mirë që dy kombëtaret dhuruan.
Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje. Krime këto të cilat pretendohet se janë kryer midis muajit mars 1998 dhe deri në shtator të vitit pasues në disa vende të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.





