Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në emisionin “Robi plaket kur don vet”, i cili po bën bujë në rrjetet sociale.
Në episodin e fundit ishte e ftuar ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vivien Thano. Gjatë programit ndodhi një situatë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Në një video të publikuar nga emisioni, moderatori Robert Berisha shihet me mikrofon në dorë teksa këndon vargjet e njohura: “Ju afrova afër e putha në…”.
Në atë moment, të dy janë kthyer drejt njëri-tjetrit pothuajse në të njëjtën kohë dhe kanë shkëmbyer një puthje në buzë mes moderatorit dhe Vivien Thanos.
Ky moment është komentuar gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë ngritur pikëpyetje nëse gjithçka ishte një incident apo një lëvizje e menduar.




