Moderatorja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Fjori Dardha, ka emocionuar ndjekësit me një rrëfim shumë personal dhe plot dashuri për të birin, Abel. Në një postim të ndjerë, ajo ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më të bukura të jetës së saj si nënë.
Në foton e shkrepur më 9 mars 2012, mbi kraharorin e saj fle qetësisht Abeli i sapolindur. Një moment intim dhe i paharrueshëm që, sipas saj, mbetet kujtimi më i bukur i jetës. “Në këtë foto, mbi kraharorin tim fle i qetë një beb i bukur”, shkruan ajo me emocion, duke shtuar se sot djali i saj i ka kërkuar në mënyrë kategorike që të mos publikojë më foto të tij në rrjetet sociale.
Sot, pas 14 vitesh, Abeli vazhdon të jetë bekimi më i madh i jetës së saj. Me shumë ndjenjë, Fjori Dardha shprehet se çdo herë që sheh këtë foto, nuk i mban dot lotët. “14 vjet me Abelin, bekimin e jetës sonë. Të dua!”, shkruan ajo, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë mes nënës dhe djalit.





