Wednesday, June 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

A është në lidhje me Sarah Berishën? Dj PM: Jam shumë mirë

I ftuar në “Vibin” në Andale Media, Dj PM foli për jetën e tij romantike, një temë për të cilën gjithmonë është treguar shumë privat.

Pa e përmendur në asnjë moment emrin e Sarah Berishës – me të cilën krijoi një lidhje gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” – dhe për të cilën deri më tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për ndarje, pavarësisht aludimeve në rrjet, PM theksoi edhe një herë se nuk e pëlqen ekspozimin e jetës sentimentale në rrjetet sociale.

“Unë jam pak më i tërhequr prej vëmendjes, nga ekspozimi i lidhjes nëpër rrjetet sociale. Nuk e preferoj shumë atë pjesë për të dalë, për të bërë… por jam shumë mirë. Në fakt jam tepër mirë,” u shpreh ai.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse “tepër mirë” nënkupton se ai është në një lidhje dhe i lumtur, apo se po e shijon jetën si beqar.

“Private! Në fakt, shumë private. 100% private,” shtoi ai për mënyrën se si zgjedh ta mbajë jetën personale.

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, PM dhe Sarah vazhduan të shfaqeshin së bashku në evente, udhëtime dhe në rrjetet sociale, por gjithmonë me një qasje të rezervuar.

Megjithatë, gjatë muajve të fundit, veçanërisht në verën e vitit 2025, u vu re se dyshja nuk po postonin më njëri-tjetrin, gjë që ndezi aludimet për një ndarje.

Pavarësisht këtyre spekulimeve, ata vazhdojnë të ndiqen në Instagram dhe shpesh pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit, duke lënë të hapur mundësinë që marrëdhënia e tyre të vazhdojë, por tashmë plotësisht larg vëmendjes publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles