Tuesday, May 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

‘Nuk pyetet nëna’, vëllai i Selin i replikon motrës së Gimbos

Situata rreth afrimitetit mes DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk po komentohet vetëm nga publiku, por tashmë është kthyer në një diskutim të hapur mes familjarëve të tyre jashtë.

Pas “dritës jeshile” që dha motra e Gimbos, e cila iu përgjigj pozitivisht pyetjes së një faqeje fansash nëse nëna e jep Selin në Kosovë, tani ka ardhur një tjetër reagim epik.

Këtë herë, është vëllai i banores, Onno, ai që ka vendosur të ndërhyjë me sportivitet në këtë telenovelë virtuale që po luhet në rrjetet sociale.

Në të njëjtën hapësirë komentesh në profilin e Selin në Instagram, Onno nuk ka lënë pa i kthyer një përgjigje faqes që nisi gjithë këtë zinxhir reagimesh. Me një dozë të theksuar humori, ai i ka kthyer koment faqes duke i shkruar se, me sa di ai, për këto punë nuk pyetet nëna. Ky koment ka shkaktuar menjëherë ilaritet te ndjekësit, duke nxitur edhe faqen që t’i kthejë përgjigje. Administruesi i llogarisë ka replikuar duke qeshur dhe duke u shprehur se nëse do ta dinte që komenti do të bënte kaq shumë zhurmë, do ta formulonte pyetjen ndryshe, për të pyetur paraprakisht nëse e japin babai dhe vëllai në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles