Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

Sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, u përfshi në një aksident trafiku që shkaktoi dëme materiale në rrugën ‘Bağdat’, mbrëmjen e djeshme. Raportohet se futbollisti 28-vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas medieve turke, sulmuesi shqiptar thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Manaj, i cili po mbahet nën vëzhgim në spital si masë paraprake, thuhet se ka pësuar dëme materiale në automjetin e tij.

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, po e vijon karrierën në Turqi me klubin e Ligës së Parë, Sivasspor. 28-vjeçari lushnjar u largua nga Sharjah FC në Arabinë Saudite pas disa muajve përvojë, për t’u rikthyer sërish në Turqi, po me Sivasspor.

Klubi turk ka konfirmuar se kontrata e Manajt do jetë për tre vite e gjysmë, ndërsa nëse Sivasspor ngjitet në Superligën turke, paga e Manajt do jetë më e lartë.

I lindur më 24 shkurt 1997 në Lushnje, Rey Manaj e filloi karrierën e tij si futbollist në akademinë e të rinjve të Interit. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka luajtur për Piacenzan, Cremonesen, Sampdorian, Intern, Pescaran, Pisan, Granadan, Albaceten, Barcelonën B, Barcelonën, ​​​​Spezian, Watford, Sivasspor dhe Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rey ka luajtur edhe 44 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë duke shënuar 10 gola, më i rëndësishmi kundër Serbisë në Leskovac edicionin e kaluar.

Manaj është ndër lojtarët e preferuar të tifozëve të Sivasspor, pasi gjatë dy viteve të kaluara aty luajti 63 ndeshje, shënoi 34 gola dhe dhuroi shtatë asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles