Pas përjashtimit të Kristit nga formati i njohur televiziv Big Brother VIP Albania, ka ardhur edhe reagimi i këngëtares Krusita.
Artistja ka publikuar një njoftim zyrtar në rrjetet sociale, të shoqëruar me titullin domethënës: “Pse, kur dhe si”.
Megjithatë, deri më tani nuk ka ende informacion të detajuar mbi atë çfarë ka ndodhur gjatë natës në shtëpi, si dhe arsyet që çuan në përjashtimin e konkurrentit.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Krusita dhe Kristi shfaqën afrimitet me njëri-tjetrin, duke pranuar publikisht se mes tyre ekzistonte kimi.





