Blogerja e njohur Sara Hoxha vijon të jetë në qendër të vëmendjes për çdo lëvizje të saj, qoftë nga jeta private apo angazhimet e përditshme. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një shqetësim që lidhet me shëndetin e syve, duke zbuluar se i është rikthyer dioptria, vite pas ndërhyrjes me lazer.
Përmes një postimi në “Instagram Story”, Sara publikoi një foto teksa po stërvitej, ku fillimisht sqaroi një detaj që shpesh është komentuar nga ndjekësit: nishanin e saj karakteristik. Me humor, ajo shkroi: “Nishanin s’po e heqim njëherë për njëherë. Thank you for that se ishit shumë të qartë”, duke i dhënë fund aludimeve dhe pyetjeve të vazhdueshme rreth këtij detaji të pamjes së saj.
Më pas, blogerja u ndal te shqetësimi kryesor. “Halli i radhës është që më është kthyer numri i syve. Kam bërë lazer për të hequr numrin para 8-9 viteve ndoshta. Më kishin thënë që mund të kthehet prapë, kështu që nuk jam e surprizuar. Do vë syze. Çfarë syzesh të vë dhe ku t’i gjej?”, u shpreh ajo.
Deklarata e saj tregon se, pavarësisht ndërhyrjes që ka kryer vite më parë, ndryshimet në organizëm mund të ndikojnë sërish në shikim. Tashmë, Sara duket se është në kërkim të një pale syzesh që jo vetëm t’i shërbejnë për korrigjimin e shikimit, por edhe të përshtaten me stilin e saj unik dhe modern.




