Ashtu siç dhe kemi raportuar edhe më herët, nëna e Beatrix Ramosajt, Antigona, është duke u përballur me një nga sfidat më të vështira, e të ashpra të jetës së saj, betejën me kancerin.
Së fundmi, vetë Trixa ka publikuar një video, ku shihen infermierët teksa e kanë surprizuar Antigonën në spital. Ky moment i veçantë ka shënuar dhe përfundimin e kimioterapisë së saj të fundit, një hap ky i rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt shërimit.
Mes rreshtave Trixa ka thënë se ndonëse rruga është e gjatë dhe beteja me sëmundje ne tmerrshme nuk ka përfunduar, kjo etapë mbetet një arritje e madhe dhe një moment shprese për të dhe familjen e saj.
Teksa ka falenderuar infermierët, mjekët, dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes së saj me lutje, mesazhe dhe mbështetje, një falenderim i veçantë ka shkuar dhe për nënën e saj, Antigonën, e cila përgjatë gjithë kësaj kohe nuk është dorëzuar dhe po lufton si një luaneshë për të triumfuar dhe mposhtur këtë sëmundje e cila krejt papritur u shfaq në trupin e saj.
“Sot ishte një moment që do ta mbaj në zemër përgjithmonë. Infermierët e surprizuan mamin tim me zile, brohoritje dhe kaq shumë dashuri, dhe të gjithë shpërthyem në lot së bashku. Pas gjithçkaje që trupi dhe shpirti i saj kanë përballuar, ta shihje teksa arrinte këtë pikë ishte e papërshkrueshme, në mënyrën më të bukur.
Sot ajo zyrtarisht përfundoi kimioterapinë e saj të fundit. E dimë që rrugëtimi nuk ka mbaruar ende dhe se ka ende hapa të tjerë përpara, por ky ishte një hap i madh, i vështirë dhe i shenjtë, dhe po ia lejojmë vetes ta festojmë vërtet. Kurrë nuk kam qenë më krenare për forcën e saj, guximin e saj dhe mënyrën se si vazhdon të qëndrojë me zemër të hapur edhe në ditët më të vështira.
Ta shikoja duke kaluar këtë rrugë më ka ndryshuar. Jam pafundësisht mirënjohëse për çdo infermiere që u kujdes për të, çdo mjek që e udhëhoqi, çdo lutje të pëshpëritur për të, çdo mesazh, çdo grimcë dashurie dhe mbështetjeje që na mbajti kur ishim të lodhur dhe të frikësuar. Sot u ndje si dritë.
E gjithë kjo ishte e mundur sepse Zoti kurrë nuk ia lëshoi dorën- dhe as tonën.
Zot, vazhdo ta mbash, vazhdo ta shërosh, vazhdo të ecësh me të . Ne ta besojmë Ty pjesën tjetër të këtij rrugëtimi”, shkruan Trixa.





