Pasi ka qëndruar shumë privat për jetën e tij romantike që pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku duket se sapo na prezantoi me partneren e tij, dhe nga shenjat, gjërat duken mjaft serioze.
Në një story në Instagramin e tij, Besi tregon një tatuazh të ri në dorë, të mbushur plot me detaje:
Një emër vajze: Ejona,
– një datë: 25.12.2025, që përkon me Krishtlindjen e me gjasë ndonjë ngjarje me domethënie për Besin (që është besimtar i krishterë) dhe Ejonën, si ndonjë fejesë e mundshme,
– një shprehje “Trëndafil në kohë lufte”, duke qartësuar se çfarëdo lloj lidhjeje të ketë me këtë person, duket të ketë rëndësi të madhe për Besin,
– një dorë gruaje, me siguri e Ejonës, që na tregon tatuazhin e aktorit.
Gjithashtu, fotoja shoqërohet me një këngë të titulluar “Do të të dua përgjithmonë”.






