Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Gruaja e Mirit rendit 10 të preferuarit në BBVA, surprizë pozicioni i Selin

Bashkëshortja e Mirit, banorit të “Big Brother VIP Albania 5”, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Këtë herë përmes një videoje të publikuar në “TikTok”, ajo ka bërë një ‘lojë’, duke renditur nga njëshi te dhjeta, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nga ai që preferon më shumë te ai që më pak i pëlqen.

Në renditjen e bërë prej saj, Selin është vendosur në vendin e tretë, ndërsa vendi i parë i shkon pa asnjë hezitim bashkëshortit të saj. “Mirin normalisht se është burri im, është njishi”, – shprehet ajo në video, duke e bërë të qartë mbështetjen publike ndaj tij.

Vendin e dytë në këtë renditje ajo ia ka rezervuar Stelinës, duke treguar simpati edhe për lojën dhe qëndrimin e saj brenda shtëpisë. Videoja është parë nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë, por edhe si një mesazh i qartë për publikun, në një moment kur Miri është shpesh në qendër të diskutimeve për raportet e tij me Selin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles