“Prime” i kësaj të shtune mund ta themi me plot gojë që ka qenë plot surpriza! Njëra nga surprizat padyshim që ka qenë Stelina.
Banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri është Stelina Kurrila, ish-partnerja e një prej banorëve të këtij formati, Keijsit.
Të gjithë jemi dëshmitarë të historisë së dashurisë së tyre pasi ajo u krijua, u rrit, dhe përfundoi para syve tanë.
Kujtojmë se dyshja u nda gjatë pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Përputhen”, ku çfarë nuk i thanë njëri-tjetrit. Epo ky “sherr” mes tyre LIVE ka ngjallur më tepër interesin se si do të vijojë marrëdhënia e tyre, nëse Keijsi i shpëton nominimit!
Ndërkohë që një tjetër hyrje, i cili aktualisht së bashku me Stelinën ndodhet në ambientet e “Akuariumit” ka qenë edhe ish-i dashuri i Brikenës.
Mateo Borri, do të jetë banori tjetër i shtëpisë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se çfarë do të ndodhë brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”!





