Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar publikisht pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, Enea Andrea. Përmes një njoftimi prekës, ajo ka bërë të ditur lajmin e trishtë duke ndarë me ndjekësit detajet e ceremonisë mortore.
Sipas njoftimit, përcjellja për në banesën e fundit do të mbahet nesër në orën 12:00, nga shtëpia funerale “Parajsa”, pranë Nova Home, ish-Nisharak, për në varrezat e Sharrës. Gjithashtu, pritjet nga familjarët do të zhvillohen pranë agjencisë funerale “Parajsa” në datën 31 dhjetor, nga ora 10:00–13:00, si dhe në datat 2 dhe 3 janar, nga ora 10:00–13:00 dhe 17:00–20:00.
Në fund të njoftimit, familja Andrea ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për ngushëllimet dhe mbështetjen në këtë moment të vështirë.





