Të gjithë po e prisnin me padurim! Ditën e sotme është zbuluar zyrtarisht data e nisjes së edicionit të pestë të “Big Brother VIP”.
Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti në Top Channel, nën moderimin e Ledion Liços.
Nga 20 dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.





