Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dolce hap dyert e shtëpisë së “Grande Fratello”, ja si u prit nga banorët

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce është bërë zyrtarisht pjesë e “Grande Fratello”. Ajo ka hyrë në shtëpinë italiane si mysafire speciale, ku do të qëndrojë për disa ditë, duke krijuar një moment historik për të dy formatet.

Ky është shkëmbimi i parë zyrtar mes dy programeve, një hap i rrallë televiziv që e vendos Dolce-n në qendër të vëmendjes në Itali, ndërsa publiku po pret me kureshtje mënyrën se si ajo do të përshtatet me banorët e “Grande Fratello”.

Hyrja e saj është pritur me energji dhe entuziazëm, duke i shtuar dinamizëm dhe intriga programit, ndërsa për disa ditë ajo do të jetë një nga figurat më të komentuara në reality-n italian.

Me t’u futur brenda, konkurrentët atje kanë ngelur të shokuar me paraqitjen e saj. Ata i dhanë komplimente nga më të ndryshmet, derisa e shikon pandërprerë.

Kujtojmë se banorët në Kosovë nuk janë në dijeni për Dolcen dhe për rrugëtimin e saj në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles