Eljona është një nga banoret më të komentuara këtë vit në Big Brother Vip Kosova.
Së fundmi, po qarkullon në media lajmi se para disa vitesh, Eljona është shpallur në kërkim nga policia me kërkesë të familjes së saj.
Lidhur me këtë lajm kanë reaguar të afërmit dhe menaxheri i saj duke sqaruar situatën për të gjithë publikut.
Në reagim thuhet se Elijona ka qëndruar për një periudhë prej pesë vitesh (nga mosha 7 deri në 13 vjeç) në një familje gjermane. Kjo ka qenë një masë e përkohshme, e ndërmarrë në një fazë të hershme të qëndrimit në një shtet të huaj, ndërsa babai biologjik ishte në proces të fitimit të kujdestarisë.
Gjatë kësaj periudhe, ka qenë vetë Elijona ajo që ka vendosur të largohet nga familja gjermane dhe të kthehet tek babai i saj biologjik, pasi nuk ka dashur të vazhdojë më tej qëndrimin atje. Për shkak se bëhej fjalë për një të mitur, në proces është përfshirë policia gjermane, e cila ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore të nevojshme për mbrojtjen e saj.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se të afërmit do të ndërmerrmarin edhe hapa ligjorë ndaj çdo lajmi të pavërtetë dhe që synon të dëmtojë imazhin e saj.





