Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rastësi?! Egli Tako në lidhje romantike me biznesmenin e njohur?

Rrjetet sociale janë “ndezur” orët e fundit nga aludimet për një histori të re dashurie në jetën e ish-banores së “BBVA”, Egli Tako.

Sipas raportimeve nga Iconstyle.al, këngëtarja përflitet se ka nisur një romancë të fshehtë me biznesmenin e njohur, Endri Topalli, i cili është baba i dy fëmijëve.

Dyshimet e forta lindën pasi ndjekësit dhe media vunë re postime pothuajse identike në profilet e tyre në Instagram.

Gjithçka nisi me foto nga makinat respektive në trafik, për të vijuar më pas me pamje nga i njëjti ambient luksoz me pamje nga ura e Bosforit në Stamboll.

Përputhja e orareve, këndeve të fotove dhe fakti që Egli e ndjek biznesmenin në Instagram, kanë forcuar këto zëra sipas portalit në fjalë.

Deri më tani, as Egli Tako dhe as Endri Topalli nuk kanë reaguar rreth këtyre lajmeve të publikuara duke e lënë gjithçka në kuadrin e aludimeve të rrjetit për një udhëtim të përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles