Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dafina dhe Kreshniku “meçi-meçi” me Rolls Royce! I vetmi rast kur do pranoja barazinë gjinore 🫣

Në showbiz sot ka shpërthyer një lajm më i fortë se makeup-i waterproof: Kreshniku, burri i super yllit Dafina Zeqiri, i paska dhuruar asaj një Rolls Royce të ri! Fansat janë ndarë në dy kampe: ata që thonë “uau, çfarë dashurie”, dhe ata të tjerët që llogarisin sa herë do marrë frymë thellë Dafina për të gjetur parking në Prishtinë.

Dafina, e njohur për stilin dhe muzikën që i ndez gjithë skenat, duket se këtë herë i ka ndezur edhe zemrën Kreshnikut aq shumë, sa ai ka vendosur t’ia sjellë dashurinë… në katër rrota luksoze.

Ndërkohë unë, si spektatore e pafajshme e kësaj romance të Rolls-Royce-it…ky është i vetmi rast në jetën time kur kam dëshiruar të jem plotësisht e barabartë me partnerin, krejt njësoj si ai, vetëm për hir të barazisë gjinore. Sepse kur bëhet fjalë për një Rolls Royce… barazia tingëllon shumë më e ëmbël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles