Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Danja bëhet nuse? Pamjet që po bëjnë “namin” në rrjet, çfarë po ndodh në të vërtetë

Sot rrjetet sociale janë ndezur nga disa pamje mahnitëse ku modelja e njohur, Danja, shfaqet e veshur si një nuse engjëllore, e rrethuar nga një atmosferë magjepsëse, fustane plot shkëlqim dhe buzëqeshje pafund. Por, ndryshe nga sa mund të mendonte kushdo, nuk bëhet fjalë për një martesë të vërtetë!

Në fakt, bukuroshja ka qenë protagonistja kryesore e një videoklipi të ri promocional, ku ka reklamuar disa nga fustanet më të rinj dhe më të veçantë, të cilët i kanë dhënë asaj pamjen e një nusjeje moderne dhe të rafinuar.

Gjithçka është xhiruar në një dekor përrallor, mes gjelbërimit dhe elegancës, dhe ashtu siç pritej, efekti final është… magji e pastër!

Dhe kush tjetër veçse “magjistari” i fotografisë, Endrit Mertiraj, mund ta shndërronte këtë set në një skenë që duket sikur ka dalë nga një film romantik? Një tjetër herë, ai ka treguar se çfarëdo që prek… e kthen në art.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles