Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Mektrin Open Days – Dy ditë plot adrenalinë, argëtim dhe oferta ekskluzive!

“Mektrin” ju fton të bëheni pjesë e ‘Open Days’, një event i veçantë që sjell energji, përvoja të reja dhe mundësi unike për të gjithë dashamirësit e makinave!

Në datat 1 dhe 2 Nëntor, nga ora 11:00 deri në 17:00, “Mektrin” Showroom në Autostradën Durrës–Tiranë, km 6 do të kthehet në qendrën e emocioneve automobilistike.

Vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë nga afër modelet më të fundit të markave që përfaqëson “Mektrin. Me ndihmën e ekspertëve tanë, do të mund të testoni performancën, teknologjinë dhe komoditetin e makinës suaj të ardhshme.

Gjatë gjithë eventit do mund të shijoni pije dhe ushqim të mirë, muzikë si dhe një ambient mikpritës, perfekt për t’u relaksuar dhe për të shijuar eksperiencën që vetëm “Mektrin” mund të ofrojë.

Ajo çka e bën më të bukur këtë event, është fakti se mund të merrni me vete dhe të vegjlit tuaj. Ne kemi menduar deri në detaje që dhe vogëlushët të shijojnë një ditë ndryshe, plot aktivitete dhe lojëra.

Në të dy ditët e eventit, vizitorët dhe të apasionuarit pas makinave do të mund të përfitojnë nga ofertat speciale. Është momenti ideal për të bërë hapin drejt makinës së re!
Për më shumë detaje ju ftojmë të vizitoni faqen www.mektrin.al


Takohemi së shpejti!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles