Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Lorna zbuloi emrin e të dashurit live, si e priti reperi shqiptar deklaratën e saj?

Gjatë spektaklit, pasi u tentua të provokohej në lidhje me një banor të ri që hyri në shtëpi, Lorna reagoi ndryshe nga sa pritej. Ajo zgjodhi t’i japë fund spekulimeve duke uruar publikisht partnerin e saj për ditëlindjen e 39-të, duke konfirmuar kështu se zemra e saj është tashmë e zënë.

Banorja zbuloi se i dashuri i saj është reperi shqiptar, Dren Kaleci, një emër i njohur në skenën muzikore, i cili prej vitesh jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij artistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lorna i dërgoi një mesazh përshëndetës partnerit të saj, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është serioze dhe e rëndësishme për të.

Ndërkohë Dreni ka publikuar në “Instastory” videon ku Lorna i uroi ditëlindjen dhe postimin e ka shoqëruar me fjalët: “Faleminderit Lorna” dhe me emoiji zemre dhe disa duar.

img 9419

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles