Tuesday, December 16, 2025
spot_img
spot_img

Related Posts

Një festë për të gjithë profesionistët e bukurisë: Mirë se vini në BeautyXmas 2025!

BeautyXmas 2025 – Eventi që bashkon industrinë e bukurisë në një festë kreativiteti dhe bashkëpunimi

Këtë dhjetor, industria e bukurisë në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë do të bashkohet për herë të parë në një ngjarje unike: BeautyXmas 2025, një festë e dedikuar kreativitetit, edukimit dhe shpirtit të bashkëpunimit mes profesionistëve të bukurisë.

Ky event vjen nën kujdesin e Paula Ramadani, themeluese e PAULAR Studio, Shop & Academy, e cila prej vitesh kontribuon në zhvillimin e profesionistëve të rinj dhe në ngritjen e standardeve të industrisë së bukurisë në rajon.

BeautyXmas 2025 do të bashkojë në një ambient festiv artistë grimi, estetistë, parukierë, thonjistë, edukatorë, studentë dhe distributorë produktesh profesionale.
Eventi synon të krijojë një platformë ku talenti, rrjetëzimi dhe edukimi bashkohen për të ndërtuar një komunitet më të fortë e të bashkuar në fushën e bukurisë.

Përveç festës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfitojnë nga aktivitete interaktive, prezantime nga marka të njohura, shpërblime dhe momente frymëzuese që promovojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin profesional.

BeautyXmas 2025 është menduar si një ngjarje vjetore, që do të zhvillohet çdo fundviti për të kremtuar arritjet dhe për të forcuar lidhjet në industrinë e bukurisë.
Ky event synon të bëhet një pikë referimi për të gjithë ata që kontribuojnë në këtë fushë nga profesionistët me përvojë te studentët që sapo nisin rrugëtimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles