Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka uruar publikisht nënën e saj me rastin e ditëlindjes. Ajo ka ndarë një foto të përbashkët në Instagram, të shoqëruar me një mesazh të përzemërt.
“Urime ditëlindjen, mam! Ti që kujdesesh për të gjithë, që jep forcë, dashuri e ngrohtësi. Të dua me zemër e me shpirt”, ka shkruar Albina në urimin e saj.
Albina, një nga zërat më të fuqishëm e më të dashur të muzikës shqiptare, njihet për lidhjen e ngushtë me familjen dhe për mirënjohjen që shpreh shpesh ndaj prindërve të saj.




