Ronaldo Sharka ka ndarë një mesazh plot emocion për mikeshën dhe kolegen e tij, Erjola Doçi, pas suksesit të saj më të fundit me filmin ADN. Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari dhe moderatori i njohur ka kujtuar fillimet e tyre të përbashkëta në ekran dhe ka vlerësuar rrugëtimin profesional të Erjolës.
“Me Erjolën jemi njohur në emisionin ‘E Diell’. Ajo sapo kishte përfunduar eksperiencën e saj në ‘She’s on Top’, ndërsa unë vija nga Ora News. Përveç energjisë së mirë, na bashkonte një tjetër pikë: televizioni,” shkruan Sharka.
Ai tregoi se gjatë viteve janë mbështetur reciprokisht në karrierat e tyre, ndërsa sot ndjen vetëm krenari për sukseset e saj. “Jam i lumtur që Erjola ka bërë progres në karrierën e saj. Jam i lumtur që mbrëmjen e djeshme dëgjova vetëm fjalë të mira për të, për aktrimin, por mbi të gjitha për njeriun që është,” – shprehet Ronaldo.
Moderatori vlerësoi gjithashtu interpretimin e Erjolës në filmin e saj më të ri, duke ftuar publikun ta mbështesë aktoren në kinematë shqiptare:
“Erjola shkoi tek publiku, tani është momenti të shkoni ju tek Erjola… Nuk do dilni të zhgënjyer.”





