Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Po ta rrit fëmijën një person me ngjyrë” – Getinjo reagon ndaj komenteve për partnerin e Loredanës: Atij i them faleminderit që kujdeset për mbesën time

Ish-çifti i reperëve, Loredana dhe Mozzik, janë prindër të vajzës së tyre, Hanës. Vajza ka krijuar një raport shumë të veçantë me bashkëshortin e Loredanës, futbollistin Karim Adeyemi, duke kaluar shumë kohë bashkë dhe duke u shfaqur shpesh në rrjetet sociale. Futbollisti madje i ka kushtuar edhe disa gola asaj, duke treguar lidhjen e ngushtë me mbesën e reperes.

Së fundmi, për këtë raport ka folur xhaxhai i Hanës, reperi i njohur Getoar Aliu – Getinjo. Ai në një video live në TikTok ka shprehur mirënjohjen e tij për futbollistin, duke theksuar se Hana gjithmonë ka derën e hapur te babai i saj, por që Adeyemi ka treguar kujdes të veçantë për të.

“Sa t’e ka babanë gjallë, derën qel e ka te baba i vet gjithmonë, e atij burrit të huaj, ishalla e ka shëndetin ai. Shkon një faleminderit që kujdeset për mbesën time, se nuk e ka borxh ai të kujdeset, po mbesa ime është me nënën e vet,” tha Getinjo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles